Jo vetëm Napoli, në Itali Brojën e kërkon me ngulm edhe Atalanta

Armando Broja pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e kësaj vere në Itali dhe Angli. Pas Napolit, për talentin e Kombëtares sonë ka interes edhe nga Atalanta.

Skuadra bergamaske së fundmi  raportohet se ka kërkuar informacion për sulmuesin e Chelsea-t, që sezonin e fundit spikati me fanellën e Southampton.

Broja ka kontratë edhe për katër vite të tjera me Chelsea-n dhe nuk dihet ende nëse klubi londinez do e shesë shqiptarin, megjithatë interesi nga klubet e tjera për të shtohet çdo ditë e më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te Atalanta Broja do të gjente një tjetër shqiptar, Berat Gjimshitin, me të cilin luan në Kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?