Jo vetëm Toni Kroos, nga Gjermania largohet një tjetër legjendë

Pas Toni Kroos, kombëtarja e Gjermanisë pritet të humbasë edhe një tjetër veteran. Fjala është për Thomas Muller, me këtë të fundit që në ndeshjen ndaj Spanjës regjistroi paraqitjen numër 131 për “pancerat”.

Sfida me “La Roja-n” do të jetë e fundit për sulmuesin, teksa është prestigjiozja “Bild” e cila zbulon se 34-vjeçari nuk do të grumbullohet më me kombëtaren e trajnerit Julian Nagelsmann.

Ky vendim i Muller në fakt është i pritshëm pasi në fundin e ndeshjes ndaj Spanjës, vetë lojtari u shpreh se ndoshta ajo ndaj spanjollëve ishte e fundit për të me fanellën e gjermanëve.

SHKARKO APP