Johan Krujf: “Topin e Artë” duhet ta marrë një gjerman

Lahm më pëlqen shumë. Sigurisht jo nga pamja, por për faktin se është i aftë të luajë thuasje në cdo pozicion.  Ai ka bërë një punë fantastike për shumë vite. Pastaj edhe Nojer është një portier i shkëlqyer, që e meriton këtë çmim.”

Kohët e fundit janë përhapur zëra se presidenca aktuale po planifikon shitjen e Lionel Mesit nëse i fiton zgjedhjet e 2016, por Krujf është i bindur se ylli argjentinas askund nuk do të ndihej më mirë se te Barca: “I vetmi që mund të marrë vendime është vetë Mesi. Mund të ketë klube që janë të gatshëm të paguajnë 200 milionë euro për kartonin e tij, por nuk mendoj se Mesi do të largohej për para, sepse këtu te Barcelona nuk ka asnjë problem përsa i përket anës ekonomike.

Ai duhet të luajë futboll i qetë, sipas mënyrës së tij, dhe besoj se te Barcelona, Leo e ka këtë komoditet”. Pyetjes nëse do të ishte i gatshëm të rikthehej në strukturat drejtuese të klubit, holandezi iu përgjigj: “Unë kam bërë gjithcka në këtë klub, kam qenë lojtar, trajner, president nderi… të shohim cfarë do të ndodhë. Nuk e kam idenë nëse mund të kthehem dhe tani nuk e mendoj këtë gjë”. Në lidhje me rikandidimin e mundshëm të Joan Laportës për postin e presidentit të Barcelonës, Krujf tha se kjo është një cështje personale e ish-drejtuesit më të lartë të klubit katalanas, ndaj nuk mund të komentojë asgjë më tepër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?