FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Josa: Nuk futemi në fushë për barazim ndaj Tiranës!

Kukësi-Tirana do të jetë dueli që do të hapë javën e 28-të të Superiores, fazën e katërt dhe të fundit. Në prag të sfidës së nesërme, në prononcimin për mediat, tekniku i verilindoreve, Mirel Josa foli për gjendjen e ekipit të tij, dhe komentoi dhe fjalët e trajnerit të Tiranës Orges Shehi i cili u shpreh se Tirana vjen e avantazhuar.

“Nuk e shoh si sfidë me Tiranën, e shoh si ndeshje e radhës që ka Kukësi, qoftë Tirana apo dikush tjetër. Shohim nivele që nuk kanë shumë ndryshim. Ndryshimi ka ardhur nga gabimi i skuadrave ose nga aftësitë e skuadrave për të bërë mirë.

Tirana e avantazhuar? Nuk besoj se ka fanella në futboll, por duhet të jesh në gjendje t’i interpretosh ndeshjet siç duhet. Kemi pasur ndeshje të lehta dhe kemi humbur pikë. Për mendimin tim çdo ndeshje varet nga gjendja aktuale e skuadrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motivimi? Skuadra ka qenë gjatë gjithë periudhës e motivuar, por nuk do të thotë që morëm një fitore me Kastriotin kë Krujë dhe çdo gjë u rregullua. Problem ka qenë mungesa e stabilitetit dhe halucinacionet në rezultat dhe pikë të siguruara. Mendoj që ndeshja e nesërme do të më japë mua një përqindje të lartë garancie për vazhdimësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barazim? Nuk futëm në fushë asnjëherë për barazim, po erdhi barazimi për dy skuadrat  do të jetë një rezultat jo i mirë, kështu që janë tre pikët që luhen Brenda dhe një pikë që është Brenda lojës.  Ndonjëherë më mirë një pikë se pa asgjë”, e mbylli fjalën e tij trajneri Josa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?