FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Josa: Të lirohemi psikologjikisht, kemi humbur shumë pikë rrugës!

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa doli para mediave këtë të premte për të folur për sfidën e së shtunës në Kamëz ndaj Kastriotit. Verilindorët po kalojnë një krizë rezultatesh gjatë javëve të fundit, teksa i pret një ndeshje e vështirë me Kukësin. Sipas Josës ekipi duhet të reagojë nga ana psikologjike.

“Kemi pasur shumë humbje gjatë rrugës, qoftë sa i përket prestigjit të skuadrës qoftë sa i përket edhe klasifikimit. Mendimi im është se duhet t’i shohim ndeshjet me kë luajmë dhe kë kemi përballë. Kemi përballë një skuadër që ka fituar dy herë kundër nesh. Kastrioti është një skuadër shumë e fortë, ka karakter, e ka treguar edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes.

Ku po çalon Kukësi? Ne duhet të lirohemi psikologjikisht sa i përket mënyrës se si skuadra del deri në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Aty nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin. U duk edhe ndaj Skënderbeut, në pjesën e parë skuadra kishte 5 raste për të kaluar në avantazh. Në futboll nuk ka nëqoftëse, në futboll duhet të jesh shumë efikas në mënyrë që edhe loja të marrë rrjedhojë pozitive për ty“, theksoi trajneri i Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?