“Ju interesojnë vetëm rrjetet sociale, tregoni ***”, tifozët e Juves shpërthejnë ndaj lojtarëve (VIDEO)
“Ju interesoheni vetëm për rrjetet sociale, sponsorat dhe milionat. Mendoni për derbin! Tregoni bo*t (sa vleni)”! Banderola me këtë mbishkrim është varur jashtë “Allianz Stadium”, në një cep, në rrugën që do ta çojë skuadrën bardhezi nga “J-Hotel” në “Olimpico Grande Torino” për derbin e kësaj pasditeje.
Një formë proteste e tifozëve të “Zonjës së Vjetër” kundër ekipit të zemrës, që u eliminua që në fazën e 1/8-ve nga Champions-i dhe ka dalë praktikisht nga gara për titull në Serie A, edhe pse jo ende matematikisht.
KOHA JONË SONDAZH

