Jurgen Klopp dorëhiqet, zyrtarizohet sot nga Borussia Dortmund

 Pas shtatë sezonesh dhe tre trofeve të fituar në drejtimin e Borusias së Dortmundit, trajneri i saj, Jurgen Klopp, 47-vjeç duket se ka vendosur të tërhiqet. Dorëheqja e tij pritet të zyrtarizohet sot në drekë, rreth orës 12:30, nga klubi i Borusias së Dortmund. Ai, sipas “Bild”, i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit sportiv, Hans-Joachim Watzke, duke i kërkuar të largohet në fund të këtij sezoni.  Thomas Tuchel shihet si favorit për të pasuar Klopp, si trajner i  Borussia Dortmund. Tuchel i është bërë edhe një ofertë katër vjeçare, dhe do të përfitojë afro 5 milionë euro në një sezon. Borusia Dortmund humbi ndeshjen me Borusia Myshengladbah 3-1 këtë fundjavë dhe ndodhet pas 28 javësh në vend të 10-të të kampionatit gjerman, vetëm tetë pikë më tepër se Hamburgu i vendit të fundit, dhe plot 37 pikë pas Bajern Mynih, që kryeson kampionatin gjerman.

A.M/ Koha Jonë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?