Jurgen Uldedaj me 4 Shkurt, në Londer, në një supër ndeshje boksi
Jurgen Uldedaj, një i ri shqiptar që po bën epokë në sportin e boksit botëror, ndeshet këtë të shtunë në Londër.
Jurgeni, plot energji dhe pasion për profesionin e tij, këmbëngulës dhe patriot, ai nesër mbrëma (e shtunë) synon të jetë fitues, jo vetëm për veten e tij, por me shumë për shqiptarët.
Jurgeni tha për “KOHA JONË” se “pas më shumë se një viti jashtë ringut dhe shumë ditë e netë pune, rikthehem aty ku duhet të jem, në ring.
Ndihem më gati se kurrë të bëj #TeamUldedaj krenare, pasi po përgatitem me një skuadër të re.
Do e vlerësoja prezencen dhe suportin e shqiptarëve në debutimin tim në York Hall London me datë 4 shkurt , me shpresen se do të festojmë një tjetër fitore. Kundershtari im i rralles do të jetë argjentinasi Bruno Igor Hong.
Ju falenderoj për mbeshtetjen dhe ju ftoj të më ndiqni këtë të shtunë në stadium ose në Tibo Oversport duke filluar nga ora 20:00”- kështu përfundon mesazhi i tij për shqiptarët.
Shqiptarët e Britanisë mësohet se do të jenë në pranishëm në ndeshje, edhe për Jurgenin, por edhe për të ngritur flamurin shqiptar në Londër.