Jurgen Uldedaj, medalje ari në turneun ndërkombëtar të Azerbaixhanit

Pasi ka mundur kampionët e Egjiptit dhe të Uzbekistanit, Uldedaj arriti që të shkojë në finale të këtij aktiviteti dhe të triumfojë. Lajmi është bërë i ditur nga trajnieri i tij, Sead Bushati. Sipas tij ndeshjet kanë qenë mjaft të forta dhe ka patur një ineteresim të madh të publikut, kjo për faktin se në këtë kompeticon kanë marrë pjesë boksierët me të mirë të botës.

Bushati ka bërë të ditur se epërsia ka qenë në anë të Jurgenit në të gjitha ndeshjet, duke i kontrolluar ato dhe duke dalë kampion.

Falë stërvitjes intensive dhe talentit që ka vetë boksieri Uldedaj, një gjë e tillë ka qenë pothuejse e parashikuar që prej nisjes së këtij aktiviteti i cili ishte i një rëndësie mjaft të veçantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një tjetër sukses i boksit shqiptar, pasi është hera e parë që vjen një medalje ari në Shqipëri duke i dhënë tjetër vlerë këtij sporti. Falë këtij boksieri Shqipëria ka arritur që të përfaqësohet denjësisht në arenat ndërkombëtare të boksit. Kjo është hera e tretë që Uldedaj arrin të triumfojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zanafilla e sukseseve të boksierit, Jurgen Uldedaj, ka nisur që prej fitores të medaljes të bronxit në kampionatin Evropian të vitit 2013, i cili u zhvillua në Rusi.

Vetëm 2 muaj më parë ai arriti të triumfojë sërish, duke marrë medaljen e bronxit në Kampionatin Evropian që u zhvillua në Zagrep të Kroacisë.

Edhe në kampionatin botëtor të boksit, i cili u zhvillua në Bullgari në fillim të këtij viti ku morën pjesë 120 shtete të botës dhe ai arriti që të fitojë vendin e 5, ndërsa medalje e arit të cilën ai arriti që ta fitojë në Azerbajxhan është një tjetër arritje e këtij boskieri. Kjo për faktin se kanë marrë pjesë të gjithë boksierët medalistë të botës.

Tashmë boksieri 17-vjeçar, Jurgen Uldedaj, klasaifikohet pa frikë si një nga sportistët më të mirë të botës, kjo falë talentit të tij dhe punës së trajnierit Suad Bushati.

Triumfi i arritur nga ai ka bërë që të marrë vëmedje nga specialistë të boksit nëpër botë, të cilët e shihin Uldedën si një sportist të së ardhmes.

Tanimë objektiva të tjerë e presin Jurgen Uldedajn, ku përveç botërori të vitit të ardhshëm ëndrra mbete pjesëmarrja në një olimpiadë diçka që asnjë boksier shqiptarë nuk e ka arritur kurrë më parë.

Të martën ai pritet që të rikthehet me medalje nga Azejbarxhani për tu pritur si një hero në Shqipëri, për të cilën në vazhdimësi po valvit flamurin kombëtar në arenat ndërkombëtare të boksit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?