Juve do mbrojtës për të ardhmen, sfidon United për talentin e “aspirinave”

Juventus e di mirë se Bonucci dhe Chiellini janë në fundin e karrierës së tyre dhe u duhet të sigurojnë të ardhmen e mbrojtjes. Kanë ardhur De Ligt dhe Demiral, por vetëm ata të dy nuk mjaftojnë.

Nga Italia mësojnë se drejtori Paraticci ka piketuar një talent nga Bundesliga. Edmond Tapsoba ka kënaqur shijet e drejtuesve juventinë dhe në verë do ketë zhvillime konkrete.

22-vjeçari me origjinë nga Burkina Faso është një nga mbrojtësit më të mirë Bayer Leverkusen. Vlera e tij në merkato sipas Transfermarkt është 40 milionë euro. Për të interesohet edhe Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?