Juve mund me “poker” Udinesen, Allegri zbulon “Drogba”-n e ri (VIDEO)

Juventus është një “makineri” perfekte në Seria A. Në sfidën e 200 në “Allianz Arena”, skuadra e Massimiliano Allegrit ka fituar 4-1 ndaj Udineses, edhe pse në fushë zbriti thuajse skuadra e dytë e torinezëve. Ronaldo, Dybala, Pjanic, Mandzukic, Cancelo, Chiellini ishin disa prej yjeve që u lanë pushim për këtë ndeshje.

Në mungesë të tyre “skena” është e gjitha për Moise Kean, i cili dhuron spektakël, duke shënuar dy gola shumë të bukur në 45 minutat e para. Në minutën e 11-të devijoi një krosim të ardhur nga Alex Sandro, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë, rrëmben një top dhe më pas me një goditje me thembër mposhtë portierin Musso për herë të dytë. Ronaldo dhe stoli i ekipit bardhezi e ka duartrokitur talenti 19-vjeçarin.

Kean nuk ndalet as në pjesën e dytë, duke vijuar që të ishte protagonist, teksa në minutën e 67-të fitoi një penallti që u kthye në gol nga Emre Can. 4 minuta më pas Blaise Matuidi fluturoi me kokë duke realizuar dhe golin e katërt. Në minutën e 84-të, Lazanja shënoi një gol të bukur me një goditje potente me të majtën në një pozicion të prirët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus vijon rrugëtimin perfekt, teksa me këtë fitore ngjitet në kuotën e 75 pikëve, përkohësisht 19 më shumë se Napoli i vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?