Juve “rrëzohet” nga Parma e falimentuar, Inter e Milan shohin të ardhmen
Juventus mund të mos jetë ndalur nga asnjë skuadër pretendente për titull, apo ndonjë tjetër ekip të fortë në Seria A, ku këtë sezon nuk ka njohur kundërshtarë. Por bardhezinjtë janë ndalur nga Parma, skuadër e falimentuar financiarisht dhe vetëm matematikisht nuk mund të konsiderohet e rënë në një kategori më poshtë. Andi Lila nuk u aktivizua në ndeshjen e djeshme për shkak s’kualifkimi, ndërkohë që golin e fitores e shënoi Mauri. Roma që mban vendin e dytë do të luajë sot në Torino, ku në rast fitoreje do të afrohet 11 pikë me kryesuesit e Juventus.
Milan
Milan pas dy sukseseve rresht në kampionat, kërkon të ruajë vazhdimësinë por Sampdoria mbetet një vizitor jo aq i lehtë të kalohet. Trajneri Pipo Inzaghi flet mbi vështirësitë e këtij takimi. – “Pikët që ka në klasifikim i ka merituar, prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm. Sampdoria ka lojtarë të mëdhenj dhe unë mendoj se është skuadër e kompletuar. E kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur dhe do të kërkojmë fitoren”. Në transfertën e Palermos kuqezinjtë funksionuan si një skuadër e bashkuar duke dhuruar edhe kombinime interesante në sulm. Trajneri e pranon se gjërat kanë filluar të funksionojnë. – “Janë kombinime që bëjnë pjesë në ADN-në tonë por duhet kohë sepse disa lojtarë janë bashkuar me ne në muajin Janar. Menez? Është një lojtar i disiplinuar dhe mendoj se po bën mirë në çdo pozicion që luan”. Inzaghi kërkon në Palermo, për të rrëzuar një tjetër kundërshtar të rrezikshëm. – “E kam thënë përherë se dëmtimet nuk duhej të ndikonin te rezultatet tona por tani që i kam pothuajse të gjithë në dispozicion kam mundësi të punoj më mirë. Ndaj Sampdorias duhet të luajmë të shpenguar duke kërkuar të imponojmë lojën tonë”.
Inter
Rezultati në Verona nuk ka më rëndësi për Inter, që ka dalë thuajse nga çdo objektiv këtë sezon. Ish-presidenti i Inter Massimo Moratti mund të kthehet në krye të klubit zikaltër, duke lëkundur pozitat e Eric Thohir, i cili reagoi nga Japonia duke hedhur poshtë mundësinë që manjati italian të rikthehet në majën e shoqërisë. – “Massimo Moratti ndërtoi një Inter të madh. Ai është një ikonë por unë po kërkoj të jap kontributin tim për këtë klub dhe do të vazhdoj në këtë rrugë për ta ngjitur në majë”. Presidenti indonezian u ndal gjatë është edhe ajo e tifozëve për të cilët veçoi fjalët më të mira.- “Ata janë zemra jonë, lojtarët janë muskujt, ndërsa menaxherët truri. Të gjithë bashkë punojmë për të mirën e Interit”. Thohir theksoi se tifozët janë të drejtë të kenë pritshmëri të mëdha dhe ndaj tyre duhet të ekzistojë përherë respekti. Gjatë ditëve të fundit, mediat italiane kanë hedhur hipotezën e një rikthimi të mundshëm të Morattit, gjë të cilën e përjashtoi vetë ish presidenti. Rreth 30 mijë persona mund të kontribuojnë me rreth 1 mijë euro në vit, para të cilat do të shërbejnë për të zhvilluar një merkato më të besueshme.
Seria A
Java e 30-të/ Dje
Genoa – Cagliari 2-0
Parma – Juventus 1-0
Verona – Inter
Sot
12:30 Cesena – Chievo
15:00 Atalanta – Sasuolo
15:00 Lazio – Empoli
15:00 Napoli – Fiorentina
15:00 Torino – Roma
15:00 Udinese – Palermo
20:45 Milan – Sampdoria
KOHA JONË SONDAZH

