FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus arkëton nga Championsi 28 milionë euro më shumë se Real Madrid

Sipas përllogaritjeve të portalit italian “Calcio e Finanza”, Juventusi do të fusë në arkat e klubit 109 milionë euro nga Champions League, 28 milionë euro më shumë sesa Reali i Madridit, skuadra që e mundi 4-1 në finalen e Cardiff-it. Klubi madrilen do të përfitojë vetëm 3 milionë euro më shumë sesa Leicester, skuadër që u eleminua në çerekfinale.

Diferenca është ajo që quhet “market pool”, të ardhurat komerciale që ndan UEFA për klubet europiane. Në këtë aspekt, Juventusi ka dy avantazhe në krahasim me Realin. Së pari, UEFA ndan të ardhura për çdo shtet dhe në rastin e Italisë, këto të ardhura ndahen në 3 klube, ndërsa në Spanjë ndahen në 4 (sezonin e kaluar ishin 5 spanjolle).  Gjithashtu, gjysma e “market pool”-it shpërndahet duke marrë parasysh pozicionin e skuadrës në kampionat.

Kështu, Juventusi merr 25% të asaj që i përket klubeve për shkak se doli në vend të parë sezonin e kaluar, ndërsa Realit i takon 15%, pasi u rendit i dyti në La Liga 2015-2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së dyti, UEFA merr nga të drejtat televizive në Itali 248 milionë euro, ndërsa nga Spanja “vetëm” 208 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?