Juventus arrin akordin me Milanin për Kalulu, mungon vetëm drita jeshile nga lojtari
Gazetari Gianluca Di Marzio zbuloi përmes kanaleve të tij zyrtare sociale se Juventus ka arritur një marrëveshje me Milanin për transferimin e mbrojtësit Pierre Kalulu.
“Mungon vetëm drita jeshile nga Kalulu, i cili është në hotel duke drekuar me ekipin dhe mund të mos thirret për trofeun e Berlusconit që do të luhet sonte.
Pasdite, Milani do të flasë me lojtarin për të kuptuar qëllimet e tij përfundimtare, megjithatë, bardhezinjtë po shkojnë drejt një huazimi të prej 3.5 milionë eurosh, me të drejtë blerje për 14 milionë euro, 3 bonus dhe 10% në rast rishitje në të ardhmen”, ka shkruar gazetari italian.
Pasi dështuan për afrimin e Todibo, tashmë bardhezinjtë duket se kanë gjetur përforcimin në mbrojtje, teksa pritet t’i bashkohet Bremer si titullar në qendër. /R.Lika-Koha Jonë/