Juventus bën lëvizjen e parë për Leeandowskin, dërgon ofertën zyrtare

E ardhmja e Robert Lewandowski te Barcelona është vënë sërish në diskutim, pasi nga Italia vijnë sinjale konkrete interesi nga Juventusi.

Sipas raportimeve të medias spanjolle Sport, klubi bardhezi i ka paraqitur sulmuesit polak një ofertë zyrtare: kontratë njëvjeçare me pagë neto rreth 6 milionë euro, plus bonuse. Propozimi erdhi pas një takimi mes agjentit të lojtarit, Pini Zahavi, dhe drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Daniel Comolli.

Negociatat mes palëve thuhet se po ecin në drejtimin e duhur, ndërsa në Torino ka optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje gjatë muajit maj. Një tjetër takim pritet të zhvillohet në Itali për të finalizuar detajet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lewandowski konsiderohet objektivi kryesor i Juventusit për repartin ofensiv. Madje, klubi ka vendosur të pezullojë bisedimet për rinovimin e kontratës me Dušan Vlahović, në pritje të vendimit të polakut. Një kusht kyç për mbylljen e operacionit mbetet kualifikimi i Juventusit në UEFA Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Barcelona i ka ofruar Lewandowskit rinovim kontrate, por me kushte financiare më të ulëta dhe pa garanci për një rol titullari të padiskutueshëm. Kjo ka shtuar dilemat për të ardhmen e sulmuesit, i cili ndihet mirë në Katalonjë, por kërkon të vazhdojë të garojë në nivelet më të larta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?