Juventus bën merkato te Lyoni, kërkon 3 futbollistë
Juventusi duket se i ka të qarta objektivët për merkaton e verës. Zonja e vjetër ka hedhur sytë nga kampionati francez për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm. Në listën e drejtuesve të bardhezinjë janë tre futbollistë të skuadrës së Lyon, Memphis Depay, Mathis Rayan Cherki dhe Houssem Aouar.
Kontrata e Depay me klubin francez skadon në fund të sezonit dhe bardhezinjtë për të mposhtur konkurrencën kanë nisur menjëherë bisedimet. Gjithashtu, italianët po monitorojnë me kujdes edhe Aouar dhe talentin e ri Cherki.
KOHA JONË SONDAZH

