Juventus bindi Arthur duke përdorur ndihmën e Dani Alves
Akordi mes Juventusit dhe Barcelonës për shkëmbimin e parë në këtë sezon është shumë pranë. Bardhezinjtë kanë bindur Arthur që të shkojë në Torino, në një transferim që do të kapë shifrën e 70 miluionë eurove. Për futbollistin është parashikuar një pagë prej 5.5 milionë euro në sezon. Te Barcelona ndërkohë do të shkojë Pjanic, e gjithë kjo lëvizje do të zyrtarizohet para 30 qershorit.
Katalanasit e vlerësojnë me 60 milionë euro boshnjakun, ndërkohë që pjesa tjetër mund të plotësohet me De Sciglion ose me 10 milionë euro. Tratativa është drejt finalizimit për disa arsye, teksa një ndihmë sipas mediave italiane ka dhënë edhe Dani Alves. Duke i thënë fjalë të mira si ish-juventusin, ai ka bindur Arthur që të zgjedhë projektin e Agnellit.
Vizitat mjekësore të futbollistëve janë parashikuar që të bëhen në fundin e kësaj jave, teksa më pas do të bëhen edhe zyrtarizmet përkatëse. /R.Lika-Koha Jone/