FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus dhe Dortmund kërkojnë dy biletat e para në çerekfinalet e Championsit

Sonte në mbrëmje do të nisin sfidat e kthimit të fazës së 1/8-ve në Champions League. Juventus synon një vend në çerekfinale, pas humbjes 2-1 në Portugali. Skuadra e Pirlos tashmë me një grup më të kompletuar kërkon një fitore qoftë minimale për të kaluar në fazën tjetër.

Ekipi portugez nga ana tjetër beson se mund të bëjë mrekullinë edhe në Torino me një mbrojtje solide. Mbetet të shihet edhe forma e Ronaldos, që u la për 70 minuta pushim në fundjavë.

Dortmundi ndërkohë kërkon të hipotekojë biletën për në fazën tjetër pas fitores 3-2 në duelin e parë të luajtur në Spanjë. Verdhezinjve i mjafton edhe një humbje minimale për të kaluar në fazën tjetër, ndërkohë që kanë të padisponueshëm disa lojtarë të njohur si Sanchi, Schmelzer dhe Ëitsel, Guerreroro dhe Reyna janë në dyshim. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?