Juventus humbet Vlahovic për duelin e radhës në kampionat

Juventus' Dusan Vlahovic, left, and Parma's Giovanni Leoni in action during the Serie A soccer match between Parma and Juventus at the Ennio Tardini Stadium, Italy, Wednesday April 23, 2025. (Paola Garbuio/LaPresse via AP)

Juventusi do të duhet të përballet pa sulmuesin e saj kryesor, Dusan Vlahovic, në ndeshjen e fundjavës kundër Monzës. Klubi bardhezi ka njoftuar zyrtarisht se lojtari serb ka pësuar një mbingarkesë muskulore në rectus femoris të kofshës së djathtë, pas një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes në Parma.

Pas kontrolleve mjekësore të kryera në J Medical këtë mëngjes, është përcaktuar që periudha e rikuperimit do të zgjasë nga shtatë deri në dhjetë ditë. Kjo do të thotë se Vlahovic do të humbasë ndeshjen e së dielës në Allianz Stadium kundër Monzës.

Stafi mjekësor i Juventusit do të punojë për ta rikuperuar lojtarin në kohë për përballjen vendimtare të 4 majit kundër Bolognës në stadiumin “Dall’Ara”, një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për garën drejt kualifikimit në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?