Juventus i ofron 7,3 milionë euro në vit Dybala-s për rinovimin
Juventus mbetet i pasigurt për të ardhmen e Paulo Dybala, pasi të dyja palët nuk kanë biseduar ende rreth rinovimit të kontratës, e cila skadon në 2022. “Zonja e vjetër” mund ta shesë këtë verë sulmuesin në qoftë se nuk bie dakord me kushtet e Dybala-s. Klubi i Serie A i ka ofruar 10 milionë euro për sezon plus bonuse, por ata e kanë informuar më vonë që kjo ofertë ka skaduar.
Oferta e re nga Juventus është 7,3 milionë euro në vit, e njëjta ofertë që ka Dybala. Bisedimet filluan disa muaj më parë ku përfaqësuesit e argjentinasit kërkuan një pagë prej 15 milionë euro në sezon.
Nëse Juventusi nuk arrin një marrëveshje me Dybalan, klubi mund të kërkojë një mënyrë për të përfituar nga lojtari këtë verë. Argjentinasi firmosi me “Zonjën e vjetër” në vitin 2015 nga Palermo për 30 milionë euro. Këtë sezon ai është aktivizuar 16 ndeshje të luajtura duke shënuar vetëm 3 gola dhe 2 asist.
KOHA JONË SONDAZH

