Juventus: Lajme të mira për Conceiçao dhe McKennie, Rugani me dëmtim

Juventus ka marrë lajme të reja nga infermieria e saj. Mbrojtësi Rugani, i cili hyri në lojë në vend të Bremerit gjatë fitores kundër Romës, iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në J|Medical. Ekzaminimet zbuluan një dëmtim të shkallës së mesme në muskulin gastrocnemius medial të këmbës së djathtë. Koha e rikuperimit të tij do të përcaktohet në ditët në vijim.

Në të njëjtën kohë, Conceiçao dhe McKennie gjithashtu iu nënshtruan ekzaminimeve, të cilat konfirmuan se nuk kishin asnjë dëmtim. Veçanërisht portugezi Conceiçao kishte shkaktuar shqetësim pas largimit nga fusha në pjesën e dytë me një shqetësim muskulor, por gjendja e tij do të vlerësohet për ndeshjen kundër Pisës. Gjithashtu, udhëtimi për në Pisa është në rrezik edhe për Cabal, i cili nuk u thirr për ndeshjen me Romën për shkak të lodhjes muskulore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?