Juventus mendon për yllin e Portos, por problem është klauzola

Juventus do të bëjë të paktën dhe tre blerje deri në fundin e merkatos, një fakt që u konfirmua dhe ditën e djeshme nga drejtori sportiv, Giuntoli. Dy emrat e parë thuajse janë të njohur, Koopmeiners dhe Todibo, ndërkohë që emri i tretë është surprizë.
Bëhet fjalë për Wenderson Galeno. Ai është një anësor brazilian, por me pasaportë portugeze, i cili aktivizohet te skuadra e Portos.
Pengesa e vetme duket se është klauzola e tij që është 60 milionë euro, por Juventus shpreson që ta përgjysmojë, duke marrë në konsideratë faktin se “Dragnjtë” kanë nevojë shpejt për para në mënyrë që të përmirësojnë parametrat e “Fair Play financiar”.
Motta e pëlqen shumë Galeno-n, sepse është i shpejtë, teknik dhe ka mjaft intuitë për të gjetur golin. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

