Juventus-Milan duel për Championsin dhe Donnarumma-n

IPP20210418 Football - soccer: Serie A, AC Mailand - CFC Genua 1893, Gianluigi Donnarumma Verwendung nur in Deutschland - GERMANY ONLY *** IPP20210418 Football soccer Serie A, AC Milan CFC Genoa 1893, Gianluigi Donnarumma Use only in Germany GERMANY ONLY PUBLICATIONxINxGERxONLY

Me çështjen titull të arkivuar për kënaqësinë e Interit, në Itali presin me shumë interes sfidën e rëndësishme Juventus – Milan, që do të kushtëzojë ambiciet për një vend në Champions të dy skuadrave dhe jo vetëm.

Rezultati i ndeshjes së të dielës së ardhshme në “Juventus Stadium”, do të shënjojë edhe fatin e Gigio Donnarummës, i ndarë në mëdyshje mes rinovimit me Milanin, që nuk mund t’i garantojë më shumë se 8 milionë euro në vit dhe joshjes së bardhezinjve.

Të dielën me shumë mundësi do të vendoset edhe se cila do të shkojë në Champions mes skuadrave të Juves apo Milanit, dhe në atë pikë, klubet do të fitojnë garën edhe për Donnarummën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk janë ditë të lehta për portierin, që u sulmua edhe nga tifozët,por pavarësisht se u mor në mbrojtje nga Maldini, pozicionet mes Milanit dhe menaxherit të tij Mino Raiola, mbeten goxha të distancuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjenti kërkon plot 12 milionë euro në sezon për të hedhur firmën në një kontratë të re, ndërsa Milani nuk lëviz nga oferta prej 8 milionësh. Hendeku është goxha i madh, dhe në Torino shikojnë një mundësi për të realizuar goditjen e madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?