Juventus mund pastër Bolognën dhe blindon pozitat në zonën Champions
Juventus ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Bologna-s në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit italian, e zhvilluar në “Allianz Stadium”.
Skuadra torineze e nisi vrullshëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me golin e Jonathan David, i cili i dha menjëherë avantazhin bardhezinjve.
Në pjesën e dytë, Juventus vulosi fitoren falë golit të Khephren Thuram në minutën e 57-të, duke konfirmuar dominimin e ekipit gjatë gjithë sfidës.
Nga ana tjetër, Bologna nuk arriti të konkretizojë rastet e saj dhe nuk gjeti rrugën e rrjetës, duke i lejuar Juventusit të ruajë portën e paprekur deri në vërshëllimën finale.
Me këtë triumf, Juventus ngjitet në kuotën e 63 pikëve dhe mban vendin e katërt në renditjen e Serie A, ndërsa Bologna mbetet në vendin e tetë me 48 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

