Juventus mund të sigurojë sulmuesin e njohur pa paguar asnjë cent
Juventus mendon për të ardhmen dhe po përgatit lëvizjet në merkato. Drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë vënë në lëvizje për Memphis Depay, kontrata e të cilit me Lyon skadon në qershor.
Nga sa mësohet, duket se ka kontakte të vazhdueshme. Shumë do të varet nga kualifikimi i bardhezinjve në Champions League e sezonit të ardhshëm.
Ndër të tjera, mbetet për t’u kaluar konkurrenca e Barcelona-s, që ndjek prej kohësh Depay-n. Gjithsesi, bardhezinjtë janë në garë dhe mund të sigurojnë një yll me kosto zero për sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

