Juventus “pasurohet” jashtë fushave, kontratë 50 milionë euro në sezon me “Jepp”

Juventus nuk po njeh sukses vetëm në rezultate, por edhe jashtë fushave të lojës Ditën e sotme, sponsori kryesor “Jeep”, ka konfirmuar se do të shtohen të ardhurat me 25 milionë euro, duke arritur shifrën e 50 milionë eurove. Kontrata do të jetë për dy sezonet 2019-20 dhe 2020-2021.

 

“Në funksion të performancës së shkëlqyer sportive të ekipit të Parë, i cili vitet e fundit ka përcaktuar përmirësimin e renditjes së UEFA-s, dhe falë rritjes së shikueshmërisë së markës Juventus globalisht, Juventus Football Club SpA dhe FCA Italia SpA. Është arritur një marrëveshje për rritjen e tarifës ikse të sposorizimit të ‘Jeep’ me përfshirjen e disa të drejtave shtesë të sponsorizimit”, shkruhet në deklaratën e klubit bardhezi.

SHKARKO APP