Juventus pëson humbjen e parë në Seria A, por Gatti bën gafën e vitit (VIDEO)

Juventus kthehet me këmbë në tokë, ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar Allegri. Bardhezinjtë janë mundur 4-2 në transfertën ndaj Sassuolos

Lauriente shënoi që në minutën e 12-të pas një gafe të rëndë të portierit Szczesny. Bardhezinjtë do të barazonin falë një autogoli të Vina 9 minuta më pas, por Berardi rikthehu vendasit në avantazh me një super gol nga distanca.

Chiesa do të barazonte shifrat në minutën e 78-të, duke u dhënë shpresa bardhezinjve, por 4 minuta më pas Pinamonti kaloi sërish asuolon në avantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kohën shtesë, Gatti bën gafën e vitit, ndoshta një nga më qesharaket që keni parë, duke dërguar topin në rrjetën e tij edhe pse dukej qartë që në të nuk ishte askush. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?