Juventus piketon 3 përforcime në merkaton e janarit

Juventusi ka filluar të projektojë jo vetëm merkaton e dimrit, por edhe hapat e ardhshëm strategjikë për të garantuar kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit, administratori i deleguar i bardhezinjve, Comolli, po punon për t’i vënë në dispozicion trajnerit Luciano Spalletti lojtarët e nevojshëm për të forcuar skuadrën.

Emri i parë në listë është Pierre-Emile Højbjerg. Mesfushori danez vlerësohet shumë nga Juventusi, por Olympique Marseille nuk ka ndërmend ta lërë të largohet lehtë, duke e konsideruar një element kyç të skuadrës.

Alternativa kryesore mbetet Xaver Schlager. Mesfushori austriak është nën kontratë me Leipzig-un deri në qershor të vitit 2026 dhe përfaqëson një profil të vlerësuar për balancën dhe intensitetin që mund t’i japë mesfushës bardhezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për krahun, drejtuesit e Juventusit po ndjekin me interes edhe Rafik Belghalin, anësorin algjerian në pronësi të Hellas Verona-s, i cili shihet si një opsion i vlefshëm për të përforcuar repartin e jashtëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?