Juventus pranë transferimit të yllit të City-it në merkaton e janarit, Guardiola ka dhënë aprovimin
Juventus është gjithnjë e më pranë transferimit të parë në merkaton e janarit. Bardhezinjtë kanë marrë “dritën jeshile” nga Manchester City për të avancuar në tratativat mbi Kalvin Phillips.
Anglezët janë të gatshëm ta lejojnë lojtarin të largohet nëpërmjet formulës së huazimit, ashtu siç dëshiron pala italiane. Një tjetër aspekt pozitiv është edhe miratimi i vetë Phillips mbi këtë lëvizje. Mesfushori i kombëtares së Anglisë nisur nga fakti që nuk ka shumë minuta të rezervuara nga Pep Guardiola, është shprehur i gatshëm për të ndryshuar ambient në janar.
Europiani i verës është një shtysë më shumë për Phillips që nëpërmjet Juventusit pretendon të mos humbasë rëndësinë edhe në mesfushën e “Tre Luanëve”. Phillips do të ishte një “armë” më shumë për trajnerin Massimiliano Allegri që në repartin e mesfushës humbi papritur dy lojtarë si Pogba e Fagioli.