Juventus projekton një sulm të frikshëm për sezonin e ardhshëm

La Gazzetta dello Sport raporton se Juventus po punon për të pasur një dyshe sulmuese të frikshme për sezonin e ri. Bardhezinjtë janë shumë të kënaqur me Kolo Muani, francezi është i huazuar deri në fund të sezonit.

Por, bardhezinjtë do të kërkojnë ose një tjetër huazim të tij për sezonin e ardhshëm, ose do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje me PSG-në, pasi sulmuesi francez nuk është në planet e Luis Enrique pavarësisht se po shkëlqen në Serie A.

Ndërkohë, Juventus po punon për të sjellë në Torino, Victor Osimhen, nigeriani është i huazuar te Galatasaray deri në fund të sezonit, por nuk preferon rikthimin te Napoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke dashur të përfitojë nga situata konfliktuale mes nigerianit dhe klubit të Napoli-t, Juventus mund të bëjë një sakrificë dhe të paguajë klauzolën e tij që është 75 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë e mirë e kësaj shume do të sigurohet nga shitja e Dusan Vlahovic, sulmuesi serb pritet të largohet në fund të sezonit dhe Juventus pret të përfitojë nga shitja e tij të paktën 50 milionë euro.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?