Juventus rigjen fitoren në Seria A ndaj Udineses, Roma mund Parmën dhe merr kreun

Pas shkarkimit të trajnerit Igor Tudor, Juventus është rikthyer menjëherë te fitorja. Nën drejtimin e përkohshëm të Massimo Brambilla-s, bardhezinjtë fituan 3-1 ndaj Udineses në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A, duke arritur kuotën e 15 pikëve në renditje.

Në “Allianz Stadium”, ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për torinezët: Dusan Vlahovic shënoi që në minutën e 5-të nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë (48’), Zaniolo barazoi për miqtë, duke përfituar nga një gabim i Locatellit.

Në fraksionin e dytë, Juventus rimori epërsinë me një goditje me kokë të Gattit (67’) pas krosimit të Cambiaso-s. Në shtesë, Yildiz (96’) vulosi rezultatin 3-1, sërish nga penalltia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo fitore i jep frymëmarrje Juventusit pas një periudhe të vështirë, ndërsa skuadra pret tani emërimin zyrtar të Luciano Spallettit në pankinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Roma ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Parmës në javën e nëntë të Serie A, duke mbetur bashkëkryesuese me Napolin. Ndeshja në “Olimpico” nisi me raste për të dyja skuadrat, ndërsa portierët Svilar dhe Suzuki u dalluan me pritje vendimtare. Në minutën e 40-të Roma gjeti golin me Soulé, por ai u anulua për pozicion jashtë loje të Celikut.

Në pjesën e dytë, verdhekuqtë kaluan në avantazh me një goditje me kokë të Hermoso (63’), ndërsa në minutën e 81-të Dovbyk dyfishoi shifrat. Parma reagoi vonë dhe Circati ngushtoi rezultatin në minutën e 86’, por Roma arriti të ruajë fitoren dhe kryesimin e kampionatit me 19 pikë, në krah të Napolit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?