Juventus rrezikon heqjen e titujve dhe rënien në Serie B
Juventusi pas hetimit për mashtrim financiar, falsifikim të bilanceve dhe lëshimit të faturave për operacione inekzistente, të nisur nga Prokuroria e Torinos ndaj presidentit Anjeli dhe zv.presidentit Nedved, rrezikon heqjen e titujve kampionë dhe zbritjen në Serie B.
Autoriteti i Shoqatave për Mbrojtjen e Konsumatorit në Itali ka deklaruar se çështja “Juventus” ka bërë të hapet vazo e Pandorës, pasi është konfirmimi i dyshimeve për një numër të lart të operacioneve financiare të dyshimta.
Nën akuzë janë rritja artificiale e të ardhurave në merkato dhe përqindjet e shpërndara për menaxherët në tre sezone sportive, nga viti 2019 e deri më tani. Fjala është për mashtrim financiar në shifrën e rreth 282 milionë euro në tre vjet.