FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus s’di të fitojë më, ndalet në derbin ndaj Torinos (VIDEO)

Juventus nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në derbin ndaj Torinos, duke bërë një tjetër hap fals në kampion. Bardhezinjtë në fakt e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 13-të me Chiesa-n, që shënoi pas një aksioni të gjatë. Torino kundërpërgjigjet mjaft mirë duke vendosur baraspeshën në minutën e 27-të me Sanabria.

Sulmuesi i Torinos u bë protagonist në fillimin e pjesës së dytë, duke realizuar vetëm pas 13 sekondash lojë, duke përfituar nga një gabim i Kulusevskit në kthimin e topit pas.

Në minutën e 79-të, Ronaldo vendosi baraspeshën me një goditje me kokë dhe që do të ringjallte shpresat për një fitore, e cila ë fakt nuk do t vinte. Bentancur u ndal nga një pritje fantastike e Sirigut dhe më pas nga shtylla. Juventus për momentin mban vendin e katërt me 56 pikë, po aq sa Napoli, me të cilën do të rikuperojë sfidën e fazës së parë në mesjavë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?