Juventus s’di të ndalet, mund Romën dhe merr vendin e tretë (VIDEO)
Juventus vijon serinë e rezultateve pozitive në një periudhë shumë të ngjeshur ndeshjesh. Bardhezinjtë triumfuan pastër 2-0 ndaj Romës, edhe pse në fakt në fushë do të vuanin jo pak.
Cristiano Ronaldo shënoi një gol të bukur në minutën e 13-të, me një stopim dhe goditje të saktë në hyrje të zonës. Roma u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por hasi në rezistencën e mbrojtjes torineze.
Në fraksionin e dytë pas një sulmi të shpejt, Kulusevski detyroi Ibanez ta dërgonte topin në rrjetën e tij. Juventus me këtë fitore i merr vendin e tretë Romës me 42 pikë, teksa ka dhe një sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/