Juventus shkatërrohet edhe nga Fiorentina, Motta drejt shkarkimit

Juventus është në krizë totale në kampionat dhe këtë herë pëson një humbje 0-3 në transfertën ndaj Fiorentinës. Thigo Motta me shumë mundësi pritet të shkarkohet në orët në vijim.

Skuadra e Palladinos dominoi duke shënuar dy gola të shpejt në pjesën e parë. Fillimisht ishte Gosens dhe më pas Mandragora i dhanë një goditje të dyfishtë bardhezinjve.

Në fillimin e pjesës së dytë Gudmundson shënoi një super gol nga distanca duke i dhënë goditjen përfundimtare skuadrës torinez, që nuk rrezikoi asnjëherë portën kundërshtare.

Fiorentina me këtë fitore shkon në vendin e 8-të me 48 pikë, ndërkohë që Juventus mbetet e pesta me 52 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP