FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus vendos piketat e merkatos, ja alternativat

Pas rinovimit të Alegrit, në shtëpinë e Juventusit nis merkato. Tekniku i bardhezinjve i ka kërkuar drejtuesve të klubit përforcime dhe drejtori i përgjithshëm i “Zonjës i Vjetër”, Beppe Marotta po punon për t’i plotësuar cdo dëshirë. Për mesin e fushës emri më i përfolur është ai i futbollistit të Sevillias, Steven N’Zonzi, i cili ka një klauzolë që kap shifrat e 40 milionë Eurove. Përshtypjet janë se marrëveshja duket shumë pranë.

Madje, vetë dëshira e 28-vjecarit është të kalojë në radhët e bardhezinjve. Krahas emrit të N’Zonzi në radarët e kampionëve të italisë është edhe mesfushori i Lyon, Corentin Tolisso, kartoni i të cilët shkon mbi 50 milionë Euro dhe në ndjekje të tij janë shumë skuadra të mëdha. I njëjti argument vlen edhe për futbollistin e Monacos, Fabinho. Në listë janë edhe Emre Can i Liverpool, Matic i Chelsea dhe Paredes. Alternativat nuk mungojnë dhe në ditët në vazhdim, me shumë mundësi do të vijë goditja e parë në merkato nga ana e Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?