Juventus zyrtarizon blerjen e tretë, mbërrin djali i ish-mbrojtësit të njohur

Juventus vijon përforcimet për sezonin e ri. Pas Douglas Costa-s dhe Di Gregorio, tashmë është radha e Kephren Thuram. Mesfushori mbërriti në Torino mëngjesin e sotëm për të kryer vizitat mjekësore.

23-vjeçari u prit nga një numër i lartë i tifozëve bardhezinjve. Mesfushori ishte i shoqëruar nga babai i tij, Lillian, një ish-lojtar i Juventusit. Ky transferim i kushtoi Juventusit në total 25 milionë euro, teksa lojtari me të kaluar vizitat mjekësore do të firmosë kontratën pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.

Juventus përgatiten për të nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri me trajnerin Thiago Motta që do të grumbullojë skuadrën më datë 10 korrik, teksa nga data 20 korrik, skuadra do të “spostohet” në Gjermani ku do të zhvillohet edhe një miqësore me Nurembergun.

SHKARKO APP