Juventusi kërkon një organizator, dy janë alternativat për momentin
Juventusi ka nisur punën për të siguruar një organizator cilësor për mesin e fushës. Sipas mediave italiane, drejtori sportiv, Paratici, po punon me intensitet për të vënë nën urdhrat e trajnerit Pirlo lojtarin e shumëkërkuar.
Në krye të listës së “Zonjës së Vjetër” për merkaton e verës është Manuel Locatelli, që po bën një paraqitje shumë të mirë me skuadrën e Sassuolos, por 23-vjeçari nuk është i vetmi lojtar që ndiqet nga bardhezinjtë.
Drejtuesi i klubit po vëzhgon me interes edhe Jorginhon e Chelsea-t. 29-vjeçari ndiqet nga Juventusi që kur blutë e Londrës drejtoheshin nga Maurizio Sarri.
KOHA JONË SONDAZH

