FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventusi si Bayern Munchen, ndryshon emrin e stadiumit

Juventus ka njoftuar sot se ka ndërruar emrin e stadiumit Nga 1 korriku, Juventus ka njoftuar se nuk do të këtë më ”Juventus Stadium”, pasi skuadra italiane ia ka ndërruar emrin në “Allianz Stadium”.

Kampioni i Italisë ia ka shitur të drejtën e emrit kompanisë Allianz dhe Lagardere Sports. Ashtu si Bayern Munchen që e ka emërtuar stadiumin e tij “Allianz Arena”, edhe bardhezinjtë do ta kenë tashmë “Allianz Stadium” emrin e impiantit ku do t’i luajnë ndeshjet e tyre.

“Është kënaqësi e madhe të mirëpresim Allianz në familjen tonë, si partner për një marrëveshje speciale si kjo, duke marrë emrin e shtëpisë tonë”, ka thënë zyrtari i Juventusit, Giorgio Ricci për faqen e Juventusit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stadiumi aktual i Juventusit u ndërtua në vitin 2011, ku kushtoi 145 milionë euro dhe ka një kapacitet prej 41 mijë spektatorësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?