Ka marrë ofertë nga Juvja, por Bernardo Silva është në pritje të Barcelonës
Cikli i Bernardo Silva te Manchester City ka mbërritur në fund, duke hapur një nga sagat më të ndërlikuara të merkatos së verës. Mesfushori portugez synon të vazhdojë në elitën e futbollit europian edhe për të paktën dy sezone të tjera, pavarësisht ofertave joshëse nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara.
Sipas raportimeve të SPORT, destinacioni i preferuar i 31-vjeçarit mbetet Barcelona. Megjithatë, transferimi nuk është i lehtë për t’u realizuar. Drejtori sportiv Deco duhet të balancojë aspektet financiare dhe kërkesat taktike të trajnerit Hansi Flick.
Edhe pse afatet fillestare kanë kaluar, Bernardo Silva ka vendosur të presë klubin katalanas, duke lënë në pritje edhe ofertat nga Italia, ku Juventus mbetet një alternativë konkrete pas një propozimi zyrtar.
Ngadalësimi i Barcelonës lidhet edhe me situatën e komplikuar në repartin ofensiv, ku përfshihen rinovimi i kontratës së Robert Leëandoëski, menaxhimi i huazimit të Marcus Rashford dhe e ardhmja e lojtarëve si Ferran Torres.
Në këtë skenar, rol kyç po luan agjenti Jorge Mendes, i cili po ushtron presion ndaj drejtuesve të klubit, të udhëhequr nga presidenti Joan Laporta, për të zhbllokuar marrëveshjen.
KOHA JONË SONDAZH
A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?
Results
Vota totale: 2314

