FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ka patronazhist Alban Hoxhën, reagon De Biasi: Mos lodhen kot, mbështes Andi Lilën!

Kohë të çuditshme për Gianni De Biasin. Pasi i kërkuan të rikthejë pasaportën diplomatike pak javë më parë, trajneri italian që udhëhoqi Kombëtaren shqiptare drejt kualifikimit në Euro 2016 paska qenë në “survejim”.

De Biasi e paska pasur një patronazhist nga PS-ja që raportonte në parti rreth ish-trajnerit kuqezi dhe ajo çka e trazon më shumë situatën është se patronazhisti i Xhani De Biazit quhet Alban Hoxha. Ta saktësojmë që në fillim: nuk ka asnjë të dhënë që konfirmon se kemi të bëjmë me portierin e Partizanit dhe të Kombëtares shqiptare.

Në listën që po qarkullon tashmë prej ditësh dhe që është shndërruar në një debat kombëtar, figurojnë dhjetëra persona me të njëjtin emër dhe mbiemër me atë të portierit të Partizanit. Por lidhur me këtë ka reaguar edhe Xhani De Biazi i cili mes të tjerash deklaron:

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e kuptoj aspak këtë çështjen e pantronazhimit nga njerëzit pranë qeverisë. Përse duhet të më ‘survejojnë’ mua dhe të nxjerrin të dhënat e mia. Kjo nuk është aspak logjike”, tha fillimisht ai.

Portieri Alban Hoxha, bashkëjetuesi i Çiljeta Xhilagës është “patronazhist”  i trajnerit De Biasi

“Unë jam i impresionuar nga angazhimi i njërit nga më të shquarve të epokës sime tek kuqezinjtë. I them bravo Andi Lilës, ai padyshim ka mbështetjen time. Kohët e fundit mora vesh anagazhimin e djemve të Kombëtares që kërkojnë me ngulm ndryshimin”, tha mes të tjerash tekniku italian.

Ish-heroi i Kombëtares që shkruajti historinë me kuqezinjtë ka një apel për të gjithë ‘atdhetarët’ e tij: “Sportisë, ish-sportistë, tifozë anëmbanë vendit bashkohuni me këta djem, le ti mbështesim ato. Siç futën në histori Kombëtaren në arenën Europiane ashtu ti mbështesim më tepër se kurrë për ndryshimin dhe jo vetëm në sport. Këtë mbështetje tregojeni me pjesëmarrje masive në zgjedhje. Votoni si asnjëherë më parë. Votoni golin nr.9”, mbyll prononcimin e tij De Biazi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?