Kahn: Lojtarët mbi 100 mln euro nuk janë për Bayernin, ja pse s’mendojmë për Haaland!
Bayern Munchen është një nga klubet më të pasura në Europë dhe jo vetëm, por asnjë herë nuk bën investime të çmendura. Strategjia është shumë ndryshe nga ajo e klubeve tjera të mëdha. Oliver Kahn, ish-portieri legjendar, që do të marrë presidencën e Bayern Munchen, ka folur rreth merkatos së bavarezëve.
Gjermani ka mohuar një interesim të bavarezëve për Erling Haaland duke theksuar se një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë euro është aktualisht i pamendueshëm për Bayern Munchen. “Më falni, por ata që flasin nuk e kuptojnë situatën. Një lojtar që kushton më shumë se 100 milionë euro, është aktualisht i pamendueshëm për Bayern Munchen.
Lewandowski ka edhe dy vite të tjera në kontratë dhe paraqitjet e tij janë të padiskutueshme, ka shënuar 39 gola në Bundesliga. Ja një arsye më shumë pse aktualisht nuk shqetësohemi për Haaland”, u shpreh Kahn.
KOHA JONË SONDAZH

