Kalendari/ Ndeshjet e Kombëtares deri në fund të eliminatoreve ‘Rusi 2018’
Pas fitores historike 3-0 ndaj Izraelit, Kombëtarja shqiptare ka mbajtur gjallë shpresat për arritjen e objektivit, pra vendin e tretë në grupet eliminatore të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Pa dyshim ky është edhe objektivi i vendosur nga FSHF-ja, pasi në Brupin G vendin e parë dhe të dytë e ka “blinduar” Spanja dhe Italia.
Nëse kuqezinjtë në fund të eliminatoreve pozicionohen në vendin e tretë do të jetë një start i shkëlqyer kjo për teknikun e ri të kuqezinjve, Christian Panucci.
Por për të ardhur deri në fund, Kombëtarja shqiptare ka edhe 4 ndeshje të rëndësishme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Kalendari i Kombëtares shqiptare për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”:
>2 Shtator 2017 ora 18:00
Shqipëri – Lichtenstein
>5 Shtator 2017 ora 20:45
Maqedoni – Shqipëri
>6 Tetor 2017 ora 20:45
Spanje – Shqipëri
>9 Tetor 2017 ora 20:45
Shqipëri – Itali
KOHA JONË SONDAZH

