FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kalendari ‘Rusi 2018’/ Ja ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare

Pas tre humbjeve të njëpasnjëshme nw eliminatore kundër Spanjës, Izraelit dhe së fundmi ndaj Italisë, Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund ëndrrës për një kualifikim të mundshëm drejt Kampionatit Botëror.

Pa dyshim që tashmë objektivi i vetëm për De Biasin ka mbetur vetëm vendi i tretë dhe përballja vendimtare e 11 qershorit kundër Izraelit.

Nëse kuqezinjtë në fund të eliminatoreve pozicionohen në vendin e tretë atëherë tekniku italian do të ketë një shpresë për një rinovim të kontratës, në të kundërt De Biasi do të detyrohet të largohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për të ardhur deri në fund, Kombëtarja shqiptare ka edhe 5 ndeshje të rëndësishme për eliminatoret e Kupës së Botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që më 28 mars, kuqezinjtë do të zhvillojë një miqësore kundër Bosnjës.

Kalendari i Kombëtares shqiptare për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”:

>11 Qershor 2017 ora 20:45

Izrael – Shqipëri

>2 Shtator 2017 ora 18:00

Shqipëri – Lichtenstein

>5 Shtator 2017 ora 20:45

Maqedoni – Shqipëri

>6 Tetor 2017 ora 20:45

Spanje – Shqipëri

>9 Tetor 2017 ora 20:45

Shqipëri – Itali

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?