FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kane bën gati “valixhet”, mund të ribashkohet me Pochettinon

Harry Kane pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. Gjigandi i kombëtares angleze nuk ndihet më i motivuar për të vazhduar aventurën me Spurs pasi dëshira e tij është të fitojë trofe dhe vera e vitit 2021 është momenti i duhur për t’u larguar sepse pas Europianit Kane do të ketë mbushur 28-vjeç.

Për momentin dy klubet më të interesuara për Harry Kane janë Manchester City dhe Manchester United, por të dyja klubet e Manchesterit duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me presidentin e Tottenham Daniel Levy i cili mund të heqë dorë nga sulmuesi anglez për një shifër jo më të vogël 150 milionë sterlina.  Sipas asaj që raporton gazeta angleze “The Independent”, së fundmi në skenë për të marrë shërbimet e Kane ka dalë edhe Paris Saint Germain.

Francezët mund të humbasin shërbimet e Mbappe këtë verë i cili mund të transferohet te Reali i Madridit dhe nëse kjo ndodh atëherë me kërkesë edhe të trajnerit Pochettino i cili ka punuar për 5 vite me Kane dhe e njeh shumë mirë, klubi parizien do të nisë ofensivën për bomberin anglez.  Dëshira e parë e Kane është të qëndrojë në Angli, por nëse do vijë oferta e duhur nga Paris Saint Germain mundësitë që transferohet në Francë janë të mëdha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?