Kane i “shkel syrin” Manchester City-it: De Bruyne lojtar special, ëndërr të luash me të!
Harry Kane duket se se sezonin e ardhshëm do ta shohim te skuadra e Manchester Coty-it. Sulmuesi anglez ka ambicie të mëdha, dëshiron të fitojë trofe, por problem mbetet kërkesa e lartë e presidentit Daniel Levy për ta lënë të lirë (150 milion paund).
Në një intervistë të dhënë së fundmi, kapiteni i Spurs dhe kombëtares angleze, ka folur rreth preferencave të tij, duke i “shkelur syrin” Manchester City, një nga klubet që interesohen për shërbimet e tij.
“Është gjithmonë një emocion i veçantë kur shoh Kevin De Bruyne. Ai është një lojtar special. Dua të jem i sinqertë, disa nga topat që De Bruyne u dhuron shokëve të skuadrës te City, janë ëndrra e çdo sulmuesi“, u shpreh 27-vjeçari i ekipit londinez në lidhje me fantazistin belg.
KOHA JONË SONDAZH

