Kane kërkon “divorcin” me Tottenhamin, nis lufta mes United dhe Chelsea-t
Harry Kane duke se e ka mbyllur aventurë te skuadra e Tottenhamit, teksa në verë do të kërkojë të nisë një epokë të re në karrierën e tij. Sipas “The Sun”, sulmuesi do t’i kërkojë Daniel Levy, pronarit të klubit, të dëgjojë ofertat që vijnë për të në merkaton e verës. Një nga klubet më të interesuar për të marrë sulmuesin, sipas medieve angleze, është Manchester United, që flitet se ka gati një ofertë prej 100 milion eurosh. “Çmimet individuale janë të mëdha, ato janë arritje fantastike. Por qëllimi tani si lojtar është të fitoj trofe ekipesh. Unë dua të fitoj trofe me ekipin dhe ne nuk po e bëjmë”, tha Kane muajin e kaluar. Ndërkohë pjesa më e madhe e njerëzve pranë futbollit e shtyjnë atë të largohet nga Spurs.
Chelsea hidhet në sulm – Pas thuajse sigurimit të zonës Champions për sezonin e ardhshëm dhe me dy finale për të luajtur, në FA Cup ndaj Leicester dhe në Ligën e Kampionëve ndaj Cityt, Chelsea po mendon për sezonin e ri. Këto angazhime nuk i pengojnë drejtuesit e bluve të Londrës të mendojnë për ekipin e ri, me trajnerin Tuchel që po bën mjaft mirë, por ka nevojë për një sulmues që të shënojë në vazhdimësi. Diçka që deri më tani nuk ja ka garantuar as Werner dhe as Havertz, që janë afruar verën e kaluar.
Spurs-at me shumë mundësi do të jenë edhe jashtë Ligës së Kampionëve, e në këtë formë, sulmuesi duket i hapur për një aventurë të re. Për Chelsea nuk do të jetë e lehtë të bindë Tottenham, pasi lojtari britanik është në kontratë me ta deri në 30 qershor të vitit 2024. Ndaj, ajo që do të bëjë diferencën është oferta e cila duhet me patjetër të kënaqë Tottenham. Harry Kane është ndër lojtarët më të kushtueshëm në Evropë pas Mbappe, por mund të përdoren klauzola dhe shkëmbime lojtarësh. Me siguri Chelsea do të hiqte dorë një nga xhevahirët, si Werner, pasi Giroud nuk llogaritet më te blutë.
KOHA JONË SONDAZH

