Karaxhiç: Pas dhunës me Shqipërinë, prisja të na përjashtonin nga Euro 2016

Kreu i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomisllav Karaxhiç ka pranuar se pas ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri kishte pritur që UEFA ta përjashtonte kombëtaren serbe nga eliminatoret për Euro 2016.

“Para ndeshjes, ne kishim një komunikim normal dhe të qetë me presidentin e Federatës Shqiptare. Por gjithçka tjetër ishte e çuditshme rreth mbërritjes së tyre këtu, pasi ne nuk dinim asnjë detaj. Ndaj ne u treguam të kujdesshëm, pasi nuk e dinim se si mund të rridhnin ngjarjet. Ne kontrolluam shitjen e biletave. Nëse do të kishim nxjerrë në shitje të lirë të gjitha biletat dhe ato të kishin përfunduar në duart e atyre në lindje, do të kishte ndodhur një gjakderdhje” u shpreh fillimisht Karaxhiç.

Më pas, kreu i Federatës Serbe u ndal tek ajo që ndodhi dhe pasojat që priste duke u treguar për herë të parë i sinqertë në mënyrë indirekte se Serbia gaboi në organizimin e ndeshjes. “Në fushë hyri një grup prej 60 personash. Sapo ata dolën nga fusha, më telefonoi Blater dhe më tha se Bogdanov kishte hyrë në fushë.  Pas ndeshjes, mendova se do të na përjashtonin, pasi Bogdanov, karriget në fushë, tifozët, turma para tunelit me lojtarët e tyre dhe shumë gjëra të tjera në penalizonin".

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Karaxhiç pranoi se dha dorëheqjen duke zbuluar se i kishte kërkuar Dejan Stankoviç ta zëvendësonte, por ky i fundit kishte refuzuar. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?