Kastrioti siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë

Pas Kukësit, edhe Kastrioti ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë. Krutanët triumfuan 1-0 ndaj Luzit në “play-out” dhe shpëtuan nga rënia në Kategorinë e Dytë.

Goli i shënuar nga Hoxha në minutën e 62-të ishte vendimtar për Kastriotin, i cili siguroi mbijetesën për një sezon tjetër në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë, Luzi nuk mundi të ngjitej dhe do të vazhdojë të luajë në Kategorinë e Dytë edhe për një tjetër sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Kukësi kishte siguruar mbijetesën pas fitores 1-0 ndaj Orikut në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?