Katastrofë për Barcelonën. Futbollisti kryesor rrezikon ndeshjen e kthimit me Juventusin
Mesfushori i Barcelonës, Javier Mascherano ka pësuar një lëndim dhe rrezikon të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Juventusit në çerekfinale të Champions Leagues.
Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Mascherano rrezikon seriozisht të mungojë në ndeshjen e kthimit në Camp Nou, e cila do të luhet të mërkurën e ardhshme.
Kujtojmë që argjentinasi ka dëmtuar këmbën e majtë gjatë ndeshjes së parë në Torino, e fituar nga skuadra italiane me rezultat 3-0.
Mascherano ëshët pjesë e formacionit titullar te skuadra e Barcelonës.

KOHA JONË SONDAZH

